Tre talentet e Luftëtarit, drejt ikjes në merkaton e dimrit

0
154

Ecuria e Luftëtarit në këtë sezon futbollistik, është krejt ndryshe nga ajo e një viti më parë. Rezultatet jo të kënaqshme po reflektojnë edhe tek lojtarët të cilët po mendojnë gjithnjë e më tepër që të jenë pjesë e ekipeve elitare.

Në një kohë kur Luftëtari po lufton për mbijetesë, ekipe të tjera elitë, po i kthejnë sytë nga Gjirokastra, duke synuar të “rrëmbejnë” talentet.

Ekipet e Flamurtarit, Partizanit dhe Kukësit, në merkaton e dimrit, do të shpenzojnë miliona për të blerë lojtarë cilësorë duke përmbushur në këtë mënyrë edhe ambiciet për të qenë njëri prej tyre kampion.

Tre lojtarë të talentuar të Luftëtarit Abazaj, Bregu e Beqiri, me shumë mundësi do të kalojnë tek ekipet pretendente pasi janë edhe nga më të kërkuarit sot për sot në Shqipëri.

Abazaj përvecse kërkesës së ekipeve shqiptare, në janar përflitet se do të firmosë për një ekip në ligën austriake por kjo varet edhe nga cmimi.

Bregu po ashtu është i kërkuar për ekipin e Kukësit dhe Flamurtarit, ndërsa Beqiri me shumë mundësi mund të kalojë tek ekipi i Partizanit.

Të tre lojtarët e talentuar që mbrojnë ngjyrat e Luftëtarit me pak shance do të gjenden në Gjirokastër në shkurt të vitit që vjen pas merkatos së dimrit.

Ndërsa Luftëtari nuk dihet nëse do të blejë lojtarë.

Shkruaj nje koment