Tre të shtruar në spital me trauma, shkak rrugët e ngrira

Ngricat në rrugë kanë shkaktuar tre raste sot me trauma. Një 65 vjecar, një grua 36 vjecare dhe një gjimnazist, janë paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës, si raste që janë rregjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës. Banorët janë nga lagjet e sipërme të qytetit, ndërkohë që fatmirësisht nuk kanë lëndime serioze vecse shembje në dy raste dhe thyerje të gjymtyrës së djathtë në rastin e 65 vjecarit nga lagje Cfakë. Mungesa e skorjes dhe e kripës nëpër rrugët e gurta të lagjeve të sipërme të qytetit, kanë shkaktuar lëndimin e tre qytetarëve ditën e sotme. Ndërkohë që Bashkia e Gjirokastrës, si masë emergjente, kishte dërguar makinën zjarrëfikëse për të pastruar rrugën e Pazarit Karakteristik nga dëbora, një eksperiencë e re kjo e pa dëgjuar më parë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment