Tregjet kinezë prekin fundin – Investitorët, nën panik nga koronavirusi

0
149

Tregjet e kapitalit në Kinë humbën mbi 400 miliardë dollarë në vlerë në ditën e parë tregtare pas pushimeve të Vitit të Ri, prej shqetësimit të investitorëve mbi koronavirusin, ndërkohë që numri i vdekjeve u rrit në 361. Tregjet ranë në sesionin e parë tregtar që prej 23 Janarit, ku virusi kishte vrarë vetëm 17 njerëz në Vuhan. Që prej atëherë, virusi është kthyer në një emergjencë botërore, është përhapur në dhjetra shtete dhe është regjistruar dhe vdekja e parë jashtë kinës.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë deklaroi se numri i vdekjeve arriti në 361, në rritje me 57 brenda 24 orëve. Numri i konfirmuar i të infektuarve në Kinë u rrit me 2,830, në një total prej 17,205.  Në nisje të javës, investitorët tërhoqën 420 miliardë dollarë në aksionet kineze, ndërkohë që indeksi kryesor i Shangait ra me 8%. Investitorët ishin përgatitur për luhatje të mëdha në tregun kinez, pas shitjeve nën panik në të gjithë botën prej ndikimit ekonomik të koronavirusit.

Në nisje të javës, në përpjekje për të kompensuar për panikun, banka qendrore e kinës injektoi 174 miliardë dollarë në likuiditet drejt tregjeve, nëpërmjet marrëveshjeve të anasjellta të riblerjeve (repo).  Pavarësisht nisjes së tregtisë së aksioneve, shumë provinca kanë zgjatur pushimet e Vitit të Ri, në përpjekje për të parandaluar virusin.  Punëtorët në Hubei do të rikthehen në fabrika pas 13 Shkurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here