Tregtarët Romë shesin në rrugë/Probleme me qarkullimin e automjeteve

0
167

I braktisur nga bashkia e qytetit të Gjirokastrës ,tregu industrial i romëve i cili u hoq nga lagjia 18 Shtatori ,i hedhur në rrugën që lidhë qendrën e qytetit me lagjet Gërhot dhe Kodra e Shtufit është kthyer në ” makth” për qytetarët që banojnë në këtë lagje dhe jo vetëm.Ekspozimi i mallrave nga ana e tregtarëve në të dyja kahet e rrugës ,parkimi i automjeteve të tyre si furgona apo automjete të vogla sjellë anomali në qarkullimin lirshëm .Jo vetëm tregtarët romë por edhe njerëzit që shkojnë për të blerë i lënë makinat në mesin e rrugës duke penguar automjetet e tjera të lëvizin .Kjo gjendje përsëritet disa herë gjatë ditës sidomos gjatë mëngjesit ku të gjithë nxitojnë për punë apo dërgimin e fëmijëve në shkolla.Jo vetëm për banorët e zonës ngrihet ky shqetësim por edhe për qytetarë të tjerë që e përshkojnë këtë rrugë e cila është një rrugë më e shkurtër që të nxjerrë në aksin Gjirokastër -Tepelenë.As policia rrugore nuk ndërhyn në zgjidhjen e trafikut dhe parkimet e gabuara që bëhen por edhe bashkia e qytetit e cila nuk gjen një zgjidhje për zhvendosjen e këtij tregu në ambiente të tjera të përshtatshme .Tregtarët duan të shesin por edhe njerëzit e tjerë duan të qarkullojnë lirshëm.Situata mbetet serioze ndërsa organet kompetente bëjnë sehir.Sa i përket bashkisë së qytetit ndonëse ka informacion nuk ndërhyn duke treguar papërgjegjshmërin e saj lidhur me këtë problem që prek qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here