Tregtia e jashtme, tkurren eksportet, 3.6% më pak për 10 mujorin

0
50

Ekonomia shqiptare po përballet me një tkurrje të fortë të eksporteve. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë 10 muajve të këtij viti, eksportet arritën vlerën e 252.1 miliardë lekëve, në rënie me 3.6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Tregtia e jashtme, tkurren eksportet, 3.6 % më pak për 10 mujorin  

Ekonomia shqiptare nuk po kalon një periudhë të mirë. Përgjysmimi i rritjes është shkaktuar edhe nga tkurrja e eksporteve.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave flasin për një rënie të eksporteve shqiptare me 3.6% këtë vit. Kështu, për 10 mujorin vlera e eksporteve arriti në 252.1 mld lekë, duke qenë 9.5 miliardë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në rënie të fortë janë tre grupet kryesore, si “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, si dhe “Tekstile dhe këpucë”, që njihen ndryshe si fasonët.

Shkruaj nje koment