Tregu i karburanteve/ Konfiindustria kërkon nga qeveria, krijimin e Entit Rregullator

Konfiindustria ka rikërkuar nga qeveria të rishikojë çmimin e karburanteve në një kohë kur thuajse të gjitha vendet e rajonit kanë marrë masa, për ta minimizuar.

Konfiindustria kërkon që qeveria të ndërhyjë menjëherë në treg dhe të shikojë mundësinë e krijimit të Entit Rregullator të Karburanteve.

Reagimi i Konfiindustrisë:

Konfindustria, vëren me shqetësim, se cmimet e karburanteve në tregun vendor, qartësisht të tipit kartel, janë  të pandryshueshme ndërkohë, që në  të gjitha tregjet botërore dhe në  vendet fqinje ka një kah i fortë  rënës. Konfindustria vlerëson, se nëse nuk ndërhyet me shpejtësi, pasojat do të jenë edhe më shkatërruese për biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare.

Në bursat ndërkombëtare cmimet e karburanteve kanë rënë në pothuaj 21% të cmimit më të lartë të vitit. Vetëm krahësimisht 24 nëntorit 2021, cmimet e karburanteve kane rënë mesatarisht me 12%.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, agjensia rregullatore e karburanteve javën e fundit vendosi për uljen e ndjeshme të cmimit të karburanteve. Cmimet në Maqedoninë e Veriut edhe para uljes së fundit ishin mbi 30% më të ulta se në Shqipëri.

Konfindustria ripërsërit kërkesën për vendimarrjen politike për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut.

Tregu i karburanteve në Shqipëri, ka 1.5 miliard dollarë $ qarkullim vjetor dhe kap 10% të PPB.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment