TREG TË LIRË PA DEMOKRACI NUK MUND TË KETË, I NDERUAR Z. BREGASI!

0
161

Nga Roland Bejko //

Shqetësimi i djeshëm i sipërmarrësve të nderuar shqiptarë për situatën politike për shkak të krizës ishte i drejtë dhe legjitim.

Për shkak të konfliktit politik, indikatorët ndërkombëtarë të sipërmarrjes dhe investimeve e vlerësojnë Shqipërinë si vend me risk të lartë, të papërshtatshëm për biznes, të rrezikshëm për jetën e qytetarve që e vizitojnë atë si turistë. 

Por adresimi i thirrjes nga goja e Luan Bregasit drejt opozitës për ti dhënë zgjidhje krizës duke e bërë atë fajtore për situatën me protestat e saj, është i gabuar.

Më shumë se qeverisë z. Bregasi i drejtohet opozitës si shkaktare të krizës me “protestat”, “përplasjet”, “zjarret” , “dhunën” etj. Madie shkon aq larg sa thotë se…citojmë: ” As qeveria nuk punon sepse mendojnë sa policë do vënë te gardhi. Kjo situatë e thënë kështu pa ngarkesë, pavarësisht se jemi të ngarkuar, por jo nga ngarkesa politike, palët duhet të ulen, të dialogojnë… jemi këtu tu bëjmë thirrje të dy krahëve të politikës që të zgjidhin situatën.” Etj.

Pra, sipas zotit Bregasi (për të cilin kam një respekt dhe vlerësim të lartë për atë që është si qytetar dhe bisnesman) , dhe miqve të tij sipërmarrës, qeveria nuk po punon sepse e “ka mendjen si të vendosë policët para gardhit”. 

Kjo do të thotë se deri tani, gjatë 6 viteve të qeverisjes së Ramës qeveria ka qenë në punë. Çdo gjë ka funksionuar si sahat zvicerian; shteti i së drejtës ka qenë në rregull, ekonomia liberale e tregut ka qenë funksionale, konkurrenca e ndershme në biznes gjithashtu, nuk ka patur megakorruosion qeveritar, as ekonomi kriminale në kurriz të ekonomisë formale, nuk ka pasur trafiqe dhe pastrim parash, ndërtimet e gradaçelave bëhen me kredi bankare ose me remtiancat e emigrantëve, por jo me paratë e krimit të organizuar, liritë e qytetarëve janë të garantuara, po ashtu dhe ato të mediave. Sipas kësaj logjike të zotit Bregasi, nuk ka oligarkë të bërë të tillë me paret e ppp-ve abuzive midis qeverisë dhe klientëve të saj biznesmenë. Madie edhe policia deri para 16 shkurtit, ditës së protestës së parë të opozitës ka qenë në punën e vet, në luftën pa kompromis kundër krimit, për të garantuar një klimë të paqtë biznesi e tregëtie, rend dhe siguri për qytetarët pa drogë, vrasje e grabitje.

Keshtu, vetëm tani, me shpërthimin e protestave të opozitës, ku doli tymi nga gomat, zjarri nga molotovi dhe helmi nga gazi i policisë, qeveria na u shpërqëndrua nga fokusi i punëve të përditshme e të përnatshme për zhvillimin ekonomik me ritme të larta të vendit, ku për faj të opozitës në vend që ta ketë mendjen te puna e biznesi është fokusuar e zhytur në mendime të thella se “sa ploicë do vërë te gardhi” (citim i tij).

Kjo është për fat të keq eshte elita ekonomike e këtij vendi të mjerë. Njerëz pa bythë, të lodhur, zvaranikë, frikacakë, shërbëtorë të neveritshëm oborresh të qeverisë së rradhës. 

Ata e dinë shumë mirë që gjatë 29 viteve pas rënies së diktaturës ende shqiptarët nuk e kanë shijuar ekonominë liberale të tregut, por një treg surugato, klientelist, informal dhe në një pjesë të mirë të tij edhe kriminal. Padyshim, midis tyre ka edhe biznesmenë e sipërmarrës dinjitozë që e meritojnë pasurinë e vënë, meritojnë dhe respektin e bashkësisë ku jetojmë. 
Por dinjitozët nuk flasin në kohë të trazuara. Sepse po folën dinë kujt ti drejtohen. Edhe zoti Bregasi me kolegët e vet e di mirë që fajtori dhe njëherësh përgjegjësi për zgjidhjen e krizës është vetëm Edi Rama dhe jo opozita që proteston. 
Por nuk ka këllqe ti drejtohet atij e ti thonë, zgjidh krizën politike sepse po na falimenton. 

Fotografia e Roland Bejko

Megjithëse ça tju kërkosh njerëzve të biznesit mendim politik racional dhe kurrajoz?! Po të ishte se ata do ta zotëronin një aftësi të tillë nuk do kishim që nga Platoni, Aristoteli, Niçe ( jo ky i Dakos nga Shijaku), Weber, Hajdager etj shprehjen e famshme se do ishte marrëzi lënia në dorën e biznesmenëve e tregëtarëve drejtimi i shtetit. Madie në Greqinë e lashtë kësaj kategorie nuk i lejohej të jepte edhe mendime mbi punët e qeverisjes së qytetit

Dhe e fundit.
Treg të lirë dhe sipërmarrje pa liri nuk mund të ketë. As kapitalizëm pa demokraci jo e jo! 
Demokraturat prodhojnë oligarkitë dhe korrupsion shkatrues për ekonominë dhe bashkësinë.
Ndaj mendoj se zoti Bregasi dhe miqtë e tij e dinë që është më mirë një fund i tmerrshëm për tu çliruar nga e keqja Qeveri që i ka zhytur duart thellë në punët e tregut duke e deformuar atë, sesa një tmerr pa fund që po bën sikur qeveris, por që as rregulla loje për një biznes konkurrues nuk bëri dot, as shtet të së drejtës për të gjithë. Korrupsion dhe sipërmarrës si klientë e partnerë të tij të bërë “bossa” brenda pak muajsh me fondet publike Rama na ofroi me shumicë…, apo jo?

Kështu që sot lipset me qenë kurrajozë, (se trima është fjalë e madhe), dhe ti kërkohet Edi Ramës si kryetar i qeverisë të hapë rrugë e të zgjidhë krizën sa nuk është vonë për të gjithë ne. Ti kërkosh opozitës të tërhiqet për hir të turizmit sezonal është që të pranosh statuskuonë, sikur këtu gjithçka ka qenë në rregull, por që na u prish terrezia pas protestave të saj kapriçoze. 

Kjo është cinike dhe malinje më duket mua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here