Tritan Shehu akuza të forta Ramës: Po diskriminoni Gjirokastrën, është kthyer si Alepo

0
152

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, gjatë fjalës së tij në Kuvend mesditën e sotme, ka hedhur akuza të forta për kryeministrin Edi Rama.
Sipas Shehut, kryeministri po diskriminon Gjirokastrën, pasi gjatë gjithë qeverisjes, nuk ka bërë asgjë për këtë qark. Shehu tha se Gjirokastra është bërë si Alepo e pas luftës, pasi është shkatërruar çdo gjë.

Deklarata e deputetit Tritan Shehu
Ju po diskriminoni Gjirokastrën. Para disa ditësh publikova disa foto të Gjirokastrës, a nuk ishin ato foto të ngjashme me Alepon. I tillë është ai qytet sot, pasi ashtu është bërë pjesa muzeale. Kodra rrëshqet dhe merr me vete pallate të tëra. A keni shkuar ju dhe keni parë si çfarë po bëhet me ata banorë që po u rrezikohet. Kalaja po çahet, dhe
thuhet se është bëre nga lëkundjet tektonike. Po çfarë masash janë marrë? A e dini ju zoti kryeministër se çfarë mund të ndodh nëse ajo kala rrëzohet. Ju nuk prentoni aspak vëmendje për Gjirokastër. Shkoni në Tepelenë zoti kryeministër. Shkoni shikoni se çfarë uji po pinë, se ku derdhen ujërat e zeza. Keni katër vite e gjysmë në qeverisje, dhe nuk e keni bëra asgjë. Unë e theksoj se ai qark është i diskriminuar dhe nuk mund të jetojë në
atë mënyrë. Prandaj ka ndodhur se brenda një kohë te shkurtër, kanë ikur me mijëra njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here