Tritan Shehu, nxjerr blof Ministrinë e Jashtme për skadimin e Traktatit të Miqësisë Shqipëri-Greqi

0
168

Ish ministri i jashtëm shqiptar Prof.Dr. Tritan Shehu, denoncon gafën e radhës të Ministrisë së Jashtme shqiptare. Përgjatë ditës së sotme, mediat në vend i janë referuar një lajmi të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme sipas të cilës 31 janari i këtij viti, ka qenë afati i fundit i validitetit të Traktatit të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mirëpo ish kreu i diplomacisë shqiptare në vitet ’90 Tritan Shehu, nxjerr provën që hedh poshtë këtë pretendim nga ana e Ministrisë së Punëve të jashtme.

Traktati i miqësisë mes dy shteteve është nënshkruar në mars të 1996 dhe ka hyrë në fuqi në 1998 dhe ka validitet edhe për pesë vitet e mëpasshme.

Madje për t’a vërtetuar, zoti Shehu, vë në dispozicion edhe tekstin e plotë të nenit përkatës të traktatit të miqësisë shqiptaro-grek.

 

Zoti Shehu ka reaguar në profilin e tij në FCB përmes postimit të mëposhtëm.

 

Mediat japin sot një lajm duke i’a atribuar atë Ministrisë sonë të Jashtme.

Thuhet se drejtoresha e Rajonit ka deklaruar qe me 31 Janar 2018 ka skaduar Traktati i Miqesise se Shqiperise me Greqine.

Deri tani nuk ka asnje pergenjeshtrim zyrtar nga kjo ministri per kete te pa vertete. 

Ne keto kushte desheroj te informoj publikun se kemi te bejme me nje deklarim spekullativ, per te cilen ajo ministri duhet te shprehet.

Traktati i Miqesise me Greqine eshte firmosur me 21 Mars 1996.

Ky Traktat ka hyre ne fuqi me 5 shkurt 1998.

Koha veprimit te tij eshte 20 vite.

Me tej ai automatikisht zgjatet cdo 5 vite, nqs deri nje vit para skadences palet nuk kane bere kerkese per ta shfuqizuar, gje qe deri tani nuk rezulton e tille.

PRA KY TRAKTAT PLURIDIMENSIONAL DHE THELBESOR VAZHDON TE JETE NE FUQI SE PAKU EDHE PER PESE VITET E ARDHESHME.

Me poshte po vendos edhe tekstin e plote te atj neni perkates te ketij Traktati.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here