Tritan Shehu: Reforma Zgjedhore nuk e zgjidh krizën në vend!

0
87

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, në një intervistë për gazetën “Shekulli” flet për “dyshimin” e ngritur nga politika, se mes PS-PD ka një marrëveshje të fshehtë për sistemin zgjedhor. Sipas Shehut, kriza politike në vend zgjidhet vetëm përmes reformave të mëdha, duke e s’postuar në plan të dytë ndryshimin e reformës zgjedhore, të shumë kërkuar nga ndërkombëtarët dhe aleatët e opozitës.

Z.Shehu, po flitet për një marrëveshje të fshehtë PS-PD për realizimin e reformës zgjedhore. Sipas jush, nga duhet të fillojë marrëveshja politike për nxjerrjen e vendit nga kriza?

Për një gjë duhet të jeni të sigurtë: nuk ka asnjë marrëveshja, aktualisht. Z. Basha e theksoi dhe dje qartësisht këtë. Janë te gjitha mjegullnaja dashakeqe apo nga injoranca këto. Qëllimi i Partisë Demokratike është të vendosë votën e lirë, si zgjidhjen e problemeve të mëdha që ka vendi. Pra këtu duhet të fillojë gjithçka, sepse vota e lirë në Shqipëri “ka humbur”, duke u bërë kjo shkak i të gjithë problemeve madhore të vendit, i deformimit të demokracisë, instalimit të autokracisë, varfërisë, mungesës së shpresës etj. Ky padyshim është aksioni i madh politik që PD ka ndërmarrë që nga shkurti i këtij viti, vazhdon dhe është i pa lëkundur. Kushti dhe konditat e Partisë Demokratike për të rivendosur votën e lirë dhe për ta pranuar atë janë të qarta. Në radhë të parë, ato lidhen me krijimin e një ambienti që do pranojë votën e lirë, një qeveri që të jetë e besueshme, pa Ramën kryeministër kjo. Në Shqipëri duhet vendosur kushtetutshmëria. Unë mendoj se ky proces varet nga këto elementë. Nuk shoh ndonjë rrugëzgjidhje tjetër. Çështja e Reformës Zgjedhore është një element, i cili mund të ecë përpara pas ndryshimeve të mëdha politike, për t’i hapur rrugë procesit të rivendosjes së votës së lirë. Reforma zgjedhore nuk mund të jetë qellim në vetvete e as një “deus ex machina” që mund të zgjidhë këtë krizë shkatërruese ku e ka futur vendin kjo Rilindje. Të semplifikosh çështjen te Reforma zgjedhore do të thotë ose të mos kuptosh asgjë ose të duash ta përdorësh këtë si “gjethe fiku”, siç kërkon të bëjë Rama. Kjo është e rëndësishme të kuptohet mirë. Dhe PD pikërisht për këtë po lufton, për të çuar të rikthimi i votës së lirë, si themeli e zanafilla e çdo gjeje pozitive.

Shkruaj nje koment