Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar pas postimit të një videoje nga ministrja Kumbaro, kolona zanore e të cilit është një variant i ri i himnit kombëtar. Sipas Shehut ky është një shpërfytyrim i himnit tonë kombëtar.
Pak ditë më parë e njëjta video ishte shpërndarë edhe nga kryeministri Rama, fill pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me BE-në për Shqipërinë.
“Rilindja ka publikuar sot nje “variant” te saj te Hymnit tone Kombetar. Une nuk jam artist dhe as surealist, jam qytetar normal.
Per mua eshte nje Karrikature e Vertete!
Hymni eshte e mbetet Hymn, askush nuk mund ta tjetersoje ate, vecanerisht Qeveria.
Degjojeni vete e gjykoni pastaj…..”