Tronditen financat e shtetit,qeveria shkurton buxhetin për 2020

0
55

Qeveria ka shkurtuar me rreth 100 milionë euro planin e të ardhurave në buxhet duke konfirmuar situatën e vështirë që po kalojnë financat e shtetit. Në ligjin e buxhetit të miratuar nga Parlamenti, për vitin 2019 plani i të ardhurave ishte programuar 486 miliardë lekë. Por sipas Ministrisë së Financave, deri në fund të vitit, të ardhurat totale pritet të jenë vetëm 474 miliardë lekë.

Shkurtimi është 12 miliardë lekë ose plot 100 milionë euro dhe vjen thuajse i gjithë nga ecuria problematike në mbledhen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Sipas tabelave zyrtare të buxhetit, për këtë vit qeveria kishte programuar të mblidhte 153.3 miliardë lekë nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Por të ardhurat reale nga kjo taksë deri në fund të vitit, sipas ministrisë së financave pritet të mos jenë më shumë se sa 140 miliardë lekë ose 8.5 për qind poshtë planit.

Në relacionin për buxhetin e shtetit, qeveria e justifikon mosrealizimin e të ardhurave me ngadalësimin e rritjes ekonomike të vendit, zhvlerësimin e euros ndaj lekut, si dhe heqjen e tvsh-së për inputet bujqësore.

Shkruaj nje koment