Trump dëshiron një president të përjetshëm për SHBA

0
154

Presidenti Donald Trump mendon se është një gjë e mirë që Presidenti i Kinës është I përjetshëm. Sipas tij mundet që ndoshta SHBA do të bëjë një ditë të njëjtën gjë.

Vërejtjet e Trump u pritën me të qeshura dhe duartrokitje gjatë një dreke për donatorët republikanë të shtunën në vilën e  tij verore në South Florida.

Presidenti kinez Xi Jinping kohët e fundit ka konsoliduar pushtetin. Trump tha gjatë mbledhjes: “Ai është president përjetë dhe kjo është e mrekullueshme , ndoshta do ta arrijmë edhe ne një ditë”, shtoi Trump.

Trump kritikoi kundërshtarin e tij presidencial demokrat Hillary Clinton, ndërsa përsëriti pikëpamjen e tij për “një sistem të manipuluar” dhe e quajti pushtimin e Irakut “vendimi i vetëm më i keq i bërë ndonjëherë”. Ai i referohej ish-presidentit Xhorxh W. Bush si “një gjeni tjetër real”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here