Trump ne avantazh ndaj Clinton ne zondazhet e fundit

Një sondazh i sapo kryer tregon se kandidati republikan, Donald Trump, ka përmirësuar pozicionin e tij në Florida dhe tani kryeson mbi kundërshtarëve  Hillary Clinton me katër pikë përpara.

Trump ndodhet në 46 për qind të votave, ndërsa Clinton vërtitet te 42 për qind, sips sondazheve më të fundit nga New York Times dhe qendra e sondazheve Upshot/ Siena e shtetit të Florida.

Trump ka përmirësuar edhe pozitat midis Kubano- Amerikanëve, ku vetëm para një muaji kishte 19 pikë minus në krahasim me Clinton. Sipas sondazheve në Shtator, Trump kishte vetëm 33 per qind të mbështetësve të kubanëve në Florida, ndërsa Clinton kryesonte me 41 për qind.

Por sondazhet totale tregojnë një “çarje tragjike”- sipas Breitbart News. Tani Trump kryeson mbi Clinton në popullsinë kubane me dhjetë pikë- 52 pikë me 42 pikë që ka Clinton.

Edhe ndaj hispanikëve- sipas sondazhit- Trump është ngjitur nëntë pikë, nga 21 për qind në Shtator, në 30 për qind sot.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment