Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani pritet të mbërrijë nesër në Shqipëri. Nishani ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani ku po kurohej për pneumoni bilaterale.
Ndërsa ditën e enjte do të mbahen homazhet zyrtare, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 sipas protokollit të shtetit. Ish-presidenti do të prehet te varrezat e Sharrës.