Tullumbacja me azot, toksikologia: Krijon varësi psikologjike, çon në përdorimin e drogave më të forta

0
142

Toksikologia Esmeralda Thoma tha se oksidi i azotit është një substancë e cila mund të konsiderohet padiskutim drogë, për shkak të efekteve që jep në sistemin nervor.

E ftuar në Euronews Albania, Thoma tha se kjo lloj substance krijon varësi psikologjike tek adoleshentët dhe mund t’i çojë drejt drogërave më të forta.

“Kjo nuk futet te drogërat sintetike, por është një lloj droge. Një adoleshent fillon drejtëpërsëdrejti përdorimin e kësaj lloje droge. Për herë të parë e nis me këtë. Përgjithësisht adoleshentët fillojnë që nga mosha 10-12 vjeç konsumimin e cigares së zakonshme, pastaj kanabisit dhe pastaj vijnë duke eksperimentuar me këto eksperiencat e reja.

Ka varësi fizike dhe varësi psikologjike. Varësia fizike është kur në momentin që individi redukton drogën ose e ndërpret atë përjeton një sërë simptomash klinike. Varësia psikologjike ëshë alloj ndjenje që pacienti ka një dëshirë të vazhdueshme, një lloj gërryerje për të kërkuar këtë lloj droge, por nuk ka shenja fizike, apo simptoma për mjekun. Nervozizëm ka”, tha toksikologia.

Shkruaj nje koment