Turistet “doreshtrenguar” qe zgjedhin te vizitojne Gjirokastren

Pas nje viti te veshtire per shkak te pandemise se Covid 19 shpresa per te rigjalleruar turizmin ne Gjirokaster eshte e madhe. Sipas pergjegjeses per turizmin ne bashkine e Gjirokastres Loena Bakuli deri me tani ne qytetin e gurte kane mberritur 28 mije vizitore kryesisht nga qytete te ndryshme te Shqiperise. Pazari karakteristik apo kalaja mbeten dy nga destinacionet kryesore te turisteve te cilet kane mundesine te shijojne peisazhet piktoreske te zones njeherazi te njihen me historine traditen e kulturen gjirokastrite. Sfide mbetet qendrimi i turisteve sa me gjate ne qytetin e gurte dhe blerjet e tyre ne bizneset qe operojne pasi shume pak turiste qe zgjedhin te vizitojne Gjirokastren jane edhe “kliente” te mire. Shume prej tyre bejne blerje minimale qe nuk arrijne te rikuperojne demin e shkaktuar nga pandemia dhe kufizimet ne pandemi gjate vitit te shkuar.

Wini eshte nje turist i cili ka ardhur prej Bullgarise ne Gjirokaster se bashku me partneren e tij i cili na thote se e ka pelqyer tej mase qytetin e gurte . Ku pervec pjeses muzeale ka shetitur neper qytet duke u njohur me vendin edhe me shume.
Turizmi eshte nje nga sektoret ku mbeshtetet me se shumti ekonomia e familjeve gjirokastrite .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment