Turistët italianë ikën pa paguar nga restoranti në Berat, kryeministrja Meloni shlyen detyrimet

0
146

Me porosi të kryeministres së Italisë Giorgia Meloni është shlyer fatura e papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit.

Kështu ka deklaruar ambasada italiane në Tiranë lidhur me episodin që u bë viral dhe ndodhi në të njëjtat ditë kur kryetarja e qeverisë italiane ndodhej me pushime në Shqipëri.

Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më. Lidhur me pagesën e llogarisë së restorantit në Berat, pagesë e cila nuk ishte kryer nga turistë italianë, saktësojmë se pagesa u bë me fonde personale të Kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës e cila thjesht kreu pagesën materialisht”, thotë ambasada italiane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lajmi është raportuar po ashtu nga agjencia italiane e lajmeve “Ansa”. Kujtojmë që videoja e publikuar fillimisht nga pronari i restorantit në rrjetet sociale mori jehonë në disa nga mediat kryesore italiane. 

Komentet ishin të shumta në rrjetet sociale, ku shumica e qytetarëve italianë qortonin sjelljen e bashkëkombësve të tyre, ndërkohë që komentuesit shqiptarë e konsideronin një episod të shkëptur, që nuk tregon asgjë mbi italianët në tërësi

Shkruaj nje koment