Vizitorët e huaj po zgjedhin gjithnjë e më shumë Airbnb-të për të qëndruar, ku parapëlqejnë edhe të gatuajnë vetë. Produktet vendase i kërkojnë më shumë në tregjet e fruta-perimeve, siç është “Pazari i Ri”.
“Po shkojmë në
pazar, kemi tre ditë këtu dhe kemi mësuar disa vende si supermarkete apo tregjet e fruta-perimeve, njëri është këtu afër që quhet ‘Pazari i Ri’, nuk ka shumë fruta e perime si ato në Francë.
U habitëm kur pamë qilima, p
unime tradicionale dhe gjëra të përdorura etj. Por mund të mbarojmë punë aty për çdo gjë. Është mirë të kesh edhe mish, edhe peshk afër.
Çmimet janë pak më të ulëta se në Francë, si produktet e mishit dhe disa lloje frutash. Mendojmë se kemi bërë një zgjedhje të mirë, pasi kursejmë edhe në këtë mënyrë”, – thotë Sandra Sascha, 45 vjeçe nga Franca.
Beatel dhe Dieter Korner, 74 dhe 78 vjeç nga Gjermania, thonë se kudo ku kanë shkuar vitet e fundit kanë zgjedhur të marrin një Airbnb.
“Supermarketet në Tiranë nuk kanë një larmi të madhe produktesh, por plotësojnë nevojat tona. Ne zgjedhim të gatuajmë, por edhe të hamë jashtë. Nëse kemi gjetur një restorant të mirë me ushqime tradicionale, zgjedhim të hamë atje.
Po udhëtojmë me një makinë me qira, jemi këtu për më shumë se 4 javë dhe do të qëndrojmë edhe një javë tjetër. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje janë çmimet e produkteve të qumështit, të cilat janë më të shtrenjta se në Gjermani, por pjesa tjetër është shumë në rregull.
Për ushqim në ditë shpenzojmë rreth 30-40 euro për të dy, nëse kalojmë këtë shumë, përpiqemi të kursejmë të nesërmen” – tha Korner.
Pronarët e Airbnb në zonën e Pazarit të Ri thonë se nga maji deri në shtator janë shtuar shumë Airbnb në Tiranë. Muajt e tjerë ka më pak lëvizje. Kryesisht i marrin vendasit, sepse me çmimet jashtë sezonit ia vlen një apartament me më shumë se një dhomë hoteli.
“Në sezon varion nga 40-60 euro / nata, duke u përditësuar me konkurrentët në zonën time. Mundohem ta lë çmimin pak më të ulët se të tjerët.Kryesisht qëndrojnë nga 1-4 ditë, sepse të huajt e kanë Tiranën si ndalesë momentale nga aeroporti, para se të shkojnë në jug, ose kur kthehen nga plazhi. Jashtë sezonit qëndrojnë me javë, deri në një muaj” – thotë Vivian Mecollari, pronare e një Airbnb në Tiranë.Të dhënat e INSTAT tregojnë se pjesa më e madhe e turistëve preferojnë që të qëndrojnë jashtë strukturave akomoduese të regjistruara. P.sh., në prill hynë gjithsej në vend rreth 614 mijë shtetas të huaj, ndërsa gjithsej u shënuan rreth 68 mijë net-qëndrime në strukturat akomoduese.