
Me 11 mars një anije veliere rrezikohej të mbytej në det për shkak të motit të keq. Pas sinjalit sos të dhënë nga pronari i saj, një shtetas gjerman që ndodhej në bordin e saj u arrit që nga policia kufitare veliera të nxirrej në breg dhe shtetasi gjerman të arrihej të nxirrej në breg pa probleme.about:blank
Sot më shumë se dy javë nga ajo ngjarje veliera vijon të mbetet në afërsi të grykederdhjes së Vjosës në breg të detit, ndërsa askush nuk e ka larguar prej aty.
Shtetasi gjerman i cili fatmirësisht u shpëtua u largua drejt Gjermanisë, ndërsa mjeti lundrues vijon të mbetet në brigjet shqiptare. Pas operacionit për dhënien e ndihmës në kushtet e motit të keq veliera mbeti në breg të detit ndërsa askush nuk e largoi nga zona për ta zhvendosur në zonën e triportit në Vlorë ku qëndrojnë edhe mjetet e tjera lundruese.