Turistja angleze përplaset me mjetin e turistit spanjoll tek Pazari Karakteristik

0
55

Një turiste angleze 32 vjeçe me inicialet J.S. është përplasur nga një makinë tip “Honday”që drejtohej nga një spanjoll 26 vjeç me inicialet C.L. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Pazarit të Vjetër rreth orës 12:15 ku turistja angleze u përplas pranë xhamisë së qytetit.

Turistja u dërgua me urgjencë për në spitalin e Gjirokastrës nga kalimtarë të rastit nga ku po merr trajtim mjekësor. Turistja ishte duke kaluar rrugën në momentin kur u përplas nga automjeti i drejtuar nga turisti spanjoll. Trafiku i pa orientuar në pjesën e Pazarit si pasojë e punimeve në ndërtimin e kalldrëmit ka rënduar mjaft trafikun dhe është shoqëruar herë pas herë me problematika të ngjashme.

Shkruaj nje koment