Turizmi i “çalë” në Gjirokastër

Gjatë vitit 2019 u fol gjatë për një prurje turistësh në qytetin e gurtë të Gjirokastrës .Turistë që vinin kryesisht nga vendet nordike apo edhe nga Kina e Japonia që në turin e tyre Gjirokastra ishte thjesht një vizitë disa orëshe apo e shumta 1 ditore.Ndryshe nga propaganda e shumtë nga institucionet ,turistët nuk mbeteshin të kënaqur nga ajo që u ofrohej .Turizmi në qyteti e gurtë lë shumë për të dëshiruar.Duke u nisur nga tur operatorët,tek hotelet apo shtëpitë bujtëse të cilët e lëviznin çmimin e akomodimit në bazë të turistit , tek kushtet higjenosanitare e për tu ndalur më pas tek ushqimi. Një vakt i vakët por tepër i shtrenjtë ku në bazë të të dhënave dhe vëzhgimeve një vakt mëngjesi me një kokërr vezë, një gotë qumësht dhe një fetë bukë shoqëruar me reçel të blerë por të shitur tek turisti si ” bio” kushtonte plot 500 lekë të reja.
Ky ka qenë vetëm një nga rastet , përsa i përket akomodimit në shtëpitë bujtëse që u vetquajtën të tilla ndonëse nuk figurojnë të licensuara apo të paguajnë detyrime në shtet , njëlloj si dikush që ka një hotel ku ka investuar miliona lekë dhe vazhdon të paguajë taksa ndaj shtetit shqiptar, punojnë lehtësisht, tek sa një dhomë jepej nga 30 euro deri në 80 euro nata çmimi më i lartë që është arritur.
Pasi shfrytëzonin pozicionin gjeografik nga ku mund të shikonte turisti Gjirokastrën në ” pëllëmbë të dorës” apo se dikush kishte një arredim tipik gjirokastrit, deri diku tradicional çka tërheq një turist.

Një person zgjedh të vizitojë një vend pasi synon të njohë më nga afër traditat , kulturën etnografinë , natyrën , arkitekturën apo pse jo dhe të shijojë gatimet e atij vendi që viziton por ndesh me një abuzim të tillë çmimesh çka nuk e sjell për të dytën herë në Gjirokastër apo ta rekomandojë tek një mik apo i afërm i tillë.Kjo” politikë ” e gabuar e ndjekur nga bizneset ka larguar një pjesë të mirë të turistëve për të mos u kthyer më.

Nga ana tjetër ndalemi tek disa probleme të tjera që hasin turistët.
Shumë prej turistëve zgjidhnin të vinin me autobuzë të cilët nuk dinin ku të parkonin në çastin që shkonin në Pazarin karakteristik pasi nuk ekziston një vend i posaçëm për parkimin e tyre duke sjellë bllokim të sheshit të Çerçizit dhe një mish- mash makinash që me të drejtë nuk kishin mundësi ku të parkonin dhe nëse kishin parkuar nuk dinin si të largoheshin prej aty. Shpeshherë shoferët janë konfliktuar ashpër me njëri tjetrin për këtë arsye.

Disa turistë vinin me biçikleta ,një tjetër shqetësim , pasi Gjirokastra nuk ka korsi për çiklistë në rrugët e saj, ku ndër të tjera janë dhe të amortizuara .

Ardhja e një turisti me kamper .Makinat- shtëpi janë akoma dhe më problematike për shkak të hapësirës që zëjnë e për më tepër që nuk ekzistojnë hapësira ,vend i posaçëm ku mund të qëndroj një i tillë.

Vend për kamping ,me këtë të fundit ,vitin e kaluar u bë biznes i majmë nga të gjithë ata persona që zotëronin disa hektar tokë kryesisht në zonat periferike të qytetit apo në fshatrat përreth.Ku ngritja e një çadre kampingu paguhej nga 20 deri në 30 euro qera ditore në toka që shfrytëzoheshin nga fshatari për mbjelljen e domateve apo patateve e kulturave të tjera bujqësore.


Të tilla probleme i kufizojnë turistët në ardhjen e tyre në një qytet të vogël si Gjirokastra.

Ndërsa për sa i përket muajit janar ndonëse kemi kaluar 15 ditëshin e parë të tij ,në këtë fillim viti Gjirokastra nuk rezulton të jetë në listën e destinacioneve turistike për të huajt.


Qyteti i gurtë ka potenciale të shumtë natyror e historik por ka ende shumë probleme në sektorin e turizmit që nuk e plotësojnë duke krijuar një hendek të madh ç’ka penalizon një qytet të gjithë.Janë probleme në dukje të vogla që sjellin ato më të mëdhatë .

Sektori i turizmit mund të jetë fitimprurës dhe një mundësi e mirë për të siguruar të ardhura por duhet të ketë një rregullator që nuk lejon të palicensuarin nga i licensuari të fitojë më shumë,nuk lejon të abuzohet e aq më tepër të garantojë cilësi në shërbim duke i krijuar mundësin një turisti të rikthehet sërish .Ç’ka deri më tani nuk ekziston një gjë e tillë, nga ana tjetër mungesa e investimeve është evidente nga ana e pushtetit vendor e atij qëndror në qytetin e gurtë , ku ka shumë fjalë e shumë pak vepra.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment