Turizmi kulturor, Kalaja e Gjirokastrës me e vizituara në vend

0
175

Shqipëria turistike, mes dy ekstremeve; Të huajt “të pamëshirshëm” për plehrat, mushkonjat, abuzimet e taksistëve…

Interesi për Shqipërinë turistike është shpërfaqur në të gjitha dimensionet këtë vit duke nisur nga turizmi i aventurës tek ai kulturor dhe i rërës dhe detit.

Rritja e shpejtë e numrit të vizitorëve të huaj ku në 7 muaj sipas INSTAT 5.2 milionë shtetas hynë në territorin tonë parasheh një rekord historik deri në fund të vitit. Rrjedhimisht një shifër e tillë do të thotë edhe më shumë vizitorë në institucionet e kulturës në vend.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë për një rritje me 67 për qind të turistëve në këto institucione në qershor 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si 6 mujor, i pari i 2023-it shënon një rritje totale me 53 për qind të vizitorëve në insitucionet e kulturës krahasuar me të njëjtin 6 mujor të një viti më parë.

Por cilët janë në fakt Kalatë më të vizituara në vend, Parqet Kombëtare dhe ato Arekeologjike?

“Gjatë muajit Qershor 2023 numri i vizitorëve në institucionet e kulturës është rritur në 67% krahasuar me vitin 2022. Numrin më të madh të vizitorëve e ka Kalaja e Gjirokastrës , ndjekur nga Parku Kombëtar I Butrintit dhe Parku Arkeologjik i Shkodrës.

Më poshtë po japim tabelën e vizitueshmërisë së institucioneve të kulturës të krahasuar në dy vitet e fundit. Në lidhje me të ardhurat nga vizitorët në Institucionet Kulturore për këtë muaj rezulton që të jenë përfituar 98,181,240 Lek, vlerë kjo 62 % më shumë se të ardhurat e muajit Korrik të vitit 2022”thuhet në një përmbledhje të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që ka për burim të dhënat e marra nga Ministria e Kulturës.

Konkretisht Kalanë e Gjirokastrës në 6 mujorin e parë të vitit e kanë vizituar 50.6 mijë vizitorë më shumë se dyfish në raport me të njëjtën periudhë të 2022-it. I dyti në këtë kategori është Amfiteatri i Durrësit me 9 mijë vizitorë dhe një rritje me 64 për qind në raport me 6 mujorin 2022. E treta për nga numri i vizitorëve deri në qershor është Kalaja e Porto Palermos.

Lidhur me institucionet të kategorizuara si kala e monumente të tjera, Parku i Butrintit është ai që ka vëmendjen më të madhe. Në janar-qershor të paktën 37.2 mijë turistë kanë vizituar këtë park ndërsa nga Parqet Arkeologjike në krye qëndron Parku Arkeologjike i Shkodrës me të paktën 53 mijë vizitorë apo 30 për qind më shumë vizitorë në janar-qershor 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

Shkruaj nje koment