Turizmi në rritje, në janar-prill Shqipërinë e vizituan rreth 1.7 milionë të huaj

0
44

Teksa turet kulturore në doza të moderuara ishin përfaqësuesit tipikë të turistëve në muajt e parë të vitit, me rritje të dukshme më pas në maj-qershor kur nisnin charterat e parë me pjesën e organizuar, duket se viti 2023 ka përmbysur këtë situatë.

Flukset turistike në rritje janë raportuar që në muajt e parë të vitit, ku sipas shifrave të Institutit të Statistikave, në janar-prill kanë hyrë në vendin tonë rreth 1.7 milionë të huaj.

“Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 614.256. Ky numër është rritur me 52,8%, krahasuar me Prill 2022. Gjatë katërmujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.684.820. Ky numër është rritur me 57,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”,  vlerëson INSTAT.

Numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit prill është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkruaj nje koment