
Edhe pse turizmi gjeneroi më shumë të ardhura përgjatë 6-mujorit të parë të 2022, ekspertja Blerina Ago, rendit një sërë problemesh me të cilat përballet ky sektor. Jo vetëm Banka e Shqipërisë, por edhe INSTAT vlerësojnë hyrjet e larta të numrit të turistëve, por nga ana tjetër edhe shqiptarët kanë shpenzuar jashtë kufijve mbi 790 milionë euro.