Turqia i bën dhuratë policisë Shqiptare makina të blinduara, 10 “Land Rover” dhe pajisje speciale

0
193

Turqia ka dhuruar makina të blinduara dhe ekuipazh sigurie për policinë Shqiptare.
Sipas mediave turke, gjashtë makina të blinduara dhe 10 makina “Land Rover” i janë dhuruar zyrtarisht policisë sonë.
Përveç makinave, Turqia ka dhuruar edhe pajisje që përdoren kryesisht nga ekipet e emergjencave, si maska kundra-gazi, anti-plumb, dhe pajisje të tjera mbrojtëse.
Pajisjet që iu dhuruan Policisë Shqiptare, i prodhoi Kompania Turke “Otokar”.
Autoblindat konsiderohet të një teknologjie të lartë, të kohëve të fundit, që mund të futen edhe në zona shumë të rrezikshme si dhe t’iu rezistojnë edhe shpërthimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here