Turqia pezullon sulmet ushtarake në veri të Sirisë

0
135

Pas paralajmërimeve të forta nga SHBA dhe vendet e BE-së, Turqia ka pranuar të pezullojë sulmet e saj ushtarake në veri të Sirisë, për t’iu lënë mundësi forcave kurde të tërhiqen. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili u shpreh se marrëveshja është arritur pas pesë orësh diskutimi në me presidentin turk, Erdogan, në Ankara, ndërkohë armëpushimi do të zgjasë 5 ditë. Kujtojmë këtu se ushtria turke nisi ofensivën në veri të Sirisë një javë më parë, ku goditi popullatën kurde që jeton atje. Ofensiva turke erdhi pasi forcat ushtarake amerikane u tërhoqën nga zona .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here