TVGJ masakron Flamur Golemin

0
1491

Dy prej tre mediave elektronike në Gjirokastër, janë vënë në shërbim të LSI dhe dukshëm në favor të këtij subjekti politik. Por nëse një prej tyre është privat dhe administrohet nga deputeti aktual i LSI (cka është normale), krejtësisht anormale mund të thuhet për zellin e tepruar të medias publike e cila në vend të jetë e ekuilibruar në pasqyrimin e të gjitha aktiviteteve politike apo dhe promovuese në favor të komunitetit, i bën fresk LSI dhe Bashkisë së Gjirokastrës.
Rasti i sotëm mund të quhet pa më të voglin dyshim, si dëshmi e gjallë e asaj cfarë kemi thënë në rreshtat e mësipërme.
Dhe fakti është se TV publik Gjirokastra (TVGJ) sot ka qenë i kursyer në limite me kandidatin e PS për deputet Flamur Golemin dhe mjaft dashamirës ndaj kandidatit të LSI Vangjel Tavo apo dhe zëdhënëses lokale të LSI Freskida Cako për të mos thënë për Zamira Ramin e cila është e përditshme në edicionet informative të kësaj medie publike edhe kur përuron vendosjen e një kove mbeturinash, apo kur takon ndonjë ‘fans’ të saj.
Në edicionin e sotëm informativ të TVGJ, kandidatit socialist, i janë kushtuar 1 min. e 26 sec, ndërkohë Tavos, Zamira Ramit dhe zëdhënëses së LSI, plot 8 minuta, cka tregon një diferencë të qartë prerferencash ndaj LSI dhe Tavos nga ana e TVGJ.
Nuk është hera e parë që TVGJ, jep prova për mungesë pavarësie në politikën editoriale dhe haptazi kundër PS si parti qeverisëse në pushtet.
Dy javë më parë, ishte vetë TVGJ, ku nxori zbuluar një kandidate tjetër të PS për deputete Matilda Cela, ku nxori dublin më të shëmtuar të saj në kronikën televizive, teksa ajo po përshëndeste zotin Golemi për kandidimin e tij.
Pyetja lind, përse po masakrohet nga TVGJ, Flamur Golemi dhe PS ???
P.S. Linku i mëposhtëm edicioni i lajmeve në TVGJ.

https://www.youtube.com/watch?v=blsbar3MKq8

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here