
Një në tre studentë vendos të shkollohet jashtë vendit, një në arsimin publik dhe një në sektorin privat. Por këto raporte do të përkeqëson nëse qeveria vendos të rikthejë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në shkollat private të vendit tonë, siç ka lajmëruar Ministria e Financave kohët e fundit.
Tarifat e studimit do të rriten ndaj familjeve të 82 mijë nxënësve që janë të regjistruar aktualisht në arsimin jopublik dhe kjo do të nxisë më tej hemorragjinë e largimit të të rinjve nga vendi, thotë Ermal Hasimja, i cili administron shkollën jopublike të arsimit parauniversitar “Ernest Koliqi”.
“Imagjinoni arsyetimin e qeverisë që, për të rritur të ardhurat buxhetore, takson arsimin për t’i rishpërndarë te hotelet që operojnë me TVSH të subvencionuar.
Por kur analizojmë dobësitë e funksionimit të vendit, që nga shteti ligjor e deri te prosperiteti ekonomik dhe varfëria e lartë, burimi kryesor i anomalive është sistemi arsimor i dobët që nuk arritën të formësojnë as nga ana morale dhe profesionale qytetarët e saj.
TVSH-ja mbi arsimin për të subvencionuar sektorë të tjerë vetëm sa do të përkeqësojë klimën e jetesës, duke rritur barrën fiskale mbi shtresën e mesme dhe stimulimin e mëtejshëm të emigracionit” thotë, Besnik Aliaj, rektor në Universitetin “Polis”.
“Kushtet e biznesit u përkeqësuan në arsimin privat nga tkurrja e numrit të fëmijëve, rritja e kostove në burimet njerëzore dhe kostot e tjera të operimit, aplikimi i TVSH-së në arsim, një kosto shtesë dhe e ndërmarrë në mënyrë të menjëhershme, do të sillte ulje të të ardhurave për të gjitha institucionet arsimore”, thotë Lorena Bandilli, Administratore i Përgjithshme në Albanian University