Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka bërë të ditur se një prej të rinjve të arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi mori pjesë në protestën e fundit është liruar nga Gjykata e Apelit.
Sipas ish-deputetit demokrat te Qarkut Gjirokaster, Ardit Boci u arrestua padrejtësisht nga Policia, pasi ai protestoi kundër papunësisë dhe varfërisë.
“Kush do te përgjigjet për burgosjen e pa drejte te Arditit e te shume nga shokët e tij?
Mbas rreth dy jave mbajtje pa argumenta ne para burgim për pjesëmarrje ne protestën e opozitës, te riun gjirokastrit, Ardit Boci, Gjykata e Apelit e nxjerr sot nga burgu.
Arditi, i regjistruar ne Universitetin e Durrësit, punonjës ne nje Call Canter ne Tirane për te mbijetuar, u ndalua pa asnjë shkak atë nate kur do te kthehej ne Gjirokastër mbasi protestoi ne Tirane kundër varfërisë, qe nuk po e lejon t’i dedikohet krejtësisht studimeve, kundër diskriminimit, qe ka krijuar Ligji i Arsimit te Larte, kundër arrogancës e arbitraritetit, qe familja e tij po i ndjen deri ne palce.
Argumente me shume këto për te protestuar me vendosmëri e pasivisht përsëri te dielën!”, thekson Shehu.