U bë i njohur në media dhe rrjetet sociale, ndërron jetë Ardi Daullxhiu

0
65

Sot ka humbur jetën Ardi Daullxhiu, personazh i njohur në media dhe rrjetet sociale pas thirrjeve që i bëri Bashkisë Durrës për t’i ndërtuar shtëpi. Sipas burimeve policore, ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ai është ndjerë keq, teksa ushtronte aktivitetin e tij të zakonshëm, pranë tregut ku shiste fara.

Ka nxituar të shkojë në spital me një biçikletë, por nuk ia ka dalë dot dhe është rrëzuar në tokë sapo ka hyrë në territorin e spitalit të Durrësit, pranë shërbimit të urgjencës.

Shkruaj nje koment