U dënua në një proces me Tahirin, gjykata e Fierit liron me kusht Jaeld Çelën

0
48

Lirohet nga qelia Jaeld Çela, ish-drejtori i Policisë së Vlorës.

Gjykata e Fierit e ka liruar sot me kusht, pasi kishte vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit. Ai u dënua me 3 vite e 4 muaj burg në të njëtin proces me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe akuzohej për shpërdorim detyre. 

 Çela kishte kryer 30 muaj burg dhe i kishin mbetur ende 10 muaj te tjere izolim.

Në nëntor të 2017 prokuroria e akuzoi Çelën se në bashkëpunim me Tahirin se ndihmoi bandën e Habilajve për të trafikuar drogë.

Ndaj tij u ngritën akuzat për shpërdorim detyre, trafik droge, aktivitet dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal, por Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre.

Sakaq, pas dhënies së dënimit Çela ka qenë për pothuajse 3 vite në arrati dhe u vetëdorëzua në 16 maj të 2020. Ai e justifikoi këtë arrati duke thënë se po i nëmërkëmbej e drejta.

Shkruaj nje koment