‘U detyrova të gënjej njerëzit për legalizimet’, Caslli: Artan Lame nuk meriton të jetë në atë zyrë!

0
195

Aktivistja Elosa Caslli, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar për deklaratën e kreut të Kadastrës, Artan Lame, se ka qenë i shtrënguar të gënjejë njerëzit për legalizimet, pasi përndryshe në zgjedhje nuk do e jepnin votën për PS-në.

Caslli thekson se pas kësaj deklarate, Lame duhet të ishte denigruar publikisht dhe kurrsesi nuk duhet të ishte më në atë zyrë.

Postimi i Elona Casllit:

Ku po shkojmë?! [😳] [😳] [😳]

Kreu i Kadastrës, Artan Lame në një deklaratë publike, pa iu dridhur në asnjë çast qerpiku apo zëri deklaron;

Isha i shtrënguar t’i gënjeja ata njerëz për procesin e legalizimit, pasi nëse nuk do t’i gënjeja do shkonin të gjithë mish për top tek opozita dhe do e votonin dhe nëse ajo masë njerëzish votonte opozitën, do të ishte humbje e madhe për Partinë Socialiste.

Në një shoqëri normale Lame ta pohosh këtë me figurë dhe me zë para publikut, të nesërmen e gjen veten gjithkund, por veç në zyrën ku je aktualisht jo. Ftohtësia me të cilën rrëfeje gjithçka, ishte e frikshme.

Post Scriptum- Je dëshpërimisht larg nga ajo çka mund të jetë njeriu.

Elona Caslli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here