U ekzekutua në sy të gruas, përcillet në banesën e fundit 50-vjeçari nga Fieri

0
149

Është përcjellë për në banesën e fundit 50-vjeçari Ahmet Toska, i cili u ekzekutua me plumb në kokë mëngjesin e djeshëm teksa përcillte gruan e tij për në furrën e bukës ku ajo punonte.
Familjarët e viktimës nuk kanë pranuar të flasin, ndërkohë burime për @jugunews.net thonë se dy janë pistat e hetimit nga policia, hakmarrja dhe konflikti për pronat.
Sipas policisë, ka dyshime se 50-vjeçari Toska mund të jetë vrarë për hakmarrje pasi daja i tij ka kryer një vrasje para disa vitesh, ndërkohë pista e dytë e hetimeve është konflikti për pronat brenda familjes, pasi janë 4 fëmijë, dy nga nëna dhe dy nga babai.
Punonjësi i karburantit, 50-vjeçari Toska njihej nga banorët si njeri i qetë dhe pa probleme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here