U hap thesi në lagjen Punëtori, PD denoncon blerjen e pjesmarrjes në votime, ja shuma e ofruar

0
178

Kryetari i PD Gjirokastër Dasho Aliko, ka denoncuar skandalin e sapo rregjistruar në Gjirokastër.

Rilindja tenton të blejë pjesmarrjen e votuesve për ditën e nesërme dhe kjo ka ndodhur në lagjen “Punetori” ku banojnë kryesisht pjestarë të komunitetit egjiptian. Zoti Aliko përmes një statusi në rrjetin social FCB, ka dënuar këtë akt të fundit të rilindasve në Gjirokastër të cilëve u duhet patjetër pjesmarrja e lartë në votimet e të nesërmes, për të justifikuar ligjshmërinë e tyre.

Tarifa për pjesmarrje është 15 mijë lek të rinj për person ndërkohë që zoti Aliko ka lëshuar thirrjen për mbrojtjen e lirisë në kushtet e tashme kur pjesmarrja blihet me lekë në dorë.

Statusi i plotë i kryedemokratit gjirokastrit Aliko në FCB.

E turpshme kjo qe po ndodh! Kandidat pa rival dhe shperndan nga 150 mij lek te vjetra ne lagjen Puntori ne Gjirokaster. Shume e turpshme dhe e denueshme!
Qytetare te ndryshem e te ndershem e kane refuzuar. Ka dhe te tjere qe ua kan marre leket dhe perseri do t’i bojkotojne keto zgjedhje moniste !

Mbi kedo qe e ka bere kete e do vazhdojne ta bejne blerjen e votave e presionin mbi te punesuarit, nje dite do japin llogari! Shteti do te behet nje dite !

Partia Demokratike eshte parti e lirise e cila rrezoi baballaret e ketyre diktatoreve te rinj dhe nuk do lejoje me cdo lloj cmimi instalimin e diktatures se re.

Te gjith ne kembe per mbrojtjen e lirise!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here