U hodhën nga shkëmbinjtë në det, lëndohen dy adoleshentë në Llaman

0
111

 

Dy adoleshentë janë lënduar në Llaman, pas hedhjes nga shkëminjtë në det. Sipas policisë së Himarës, D. K. dhe K. Xh., pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.

Fillimisht është hedhur K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, por ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit.

Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.

D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Shkruaj nje koment