U kallezua ne polici nga bashkia Gjirokaster per shkak te qenit, dy fjale per Zeusin-hero dhe Eminin- djali me zemer te madhe

0
1130

Nje ngjarje e pakendshme ka ndodhur ne Gjirokaster ku nje i ri ka perfunduar i kallezuar ne policine vendore nga bashkia e qytetit dhe shkak per kete eshte bere qeni i tij. Behet fjale per Emin Kokalarin dhe qenin e tij Zeus. Emini nuk eshte i panjohur ne qytet po aq sa dhe per median . Kjo pasi Emini ndonese i ri ne moshe ka arritur te terheq gjithmone vemendjen per shkak te aftesive te tij ne teknologji por jo vetem , ka mar persiper te denoncoj çdo padrejtesi te ardhur nga zyrtare te pushtetit. Shpesh here Emini ka çuar zerin per probleme sociale ne qytet qe i shqetesojne te gjithe por askush ska patur guximin ti deklaroje hapur . Vec kesaj ai njihet edhe per miqesine e jashtezakonshme qe ka me qenin e tij Zeus . Nje lidhje e forte ku qeni per te eshte kthyer ne te pandaashem . Por jo vetem lidhja me qenin e tij eshte e veçante por edhe kauzat qe Emini ngre here pas here per mbrojtjen e katerputrosheve. Qeni i tij , i emertuar Zeus dallon ne qytet per ” kulturen” e perftuar duke u sjelle me norma dhe duke u bere i adhurueshem nga te gjithe. Pervec se i dashur dhe i bute me njerezit, Zeus eshte dhe nje qen qe meriton te quhet hero pasi nje vit mepare arriti te neutralizoi nje kriminel qe tentoi te arratisej pas nje akti te rende ne Pazarin e Gjirokastres. Por pavaresisht kesaj, dhe se si njihet ky “çift simpatik” ne qytetin e gurte , bashkia e qytetit ka bere nje kallzim penal ne polici kjo per shkak te qenit. Lajmi eshte bere i ditur nepermjet nje postimi ne Fb nga ana e Eminit.

Statusi si meposhte;

🚨🛑 PERLA E RRADHES 🛑🚨

🚔 Bashkia Gjirokaster me ne krye te vete-emeruarin Flamur Golemi me paska bere kallezim per mosbindje per arsyen e Zeus-it (qenit tim) 🤣

👦 Une si qytetar me nje histori te vjeter ne kete qytet te cilin e dua shume, denoncohem nga Bashkia per qenin tim(qe disponon me shume dokumentacion se sa ndoshta shumica e administrates se bashkise), nderkohe qe ne qytet kjo bashki e paaftë nuk i ka dhene zgjidhje pas nje kohe shume te gjate problemit te qenve pa pronar qe enden rrugeve dhe disa here dhe problem per qytetaret.

🐕‍🦺 Sic e dine te gjithe qytetarët, ne pazar kalojne dhjetra e ndoshta qindra turiste nga vende te ndryshme te botes me qente e tyre dhe askujt nuk i eshte kerkuar ndonjehere te largohet apo te denoncohet nga keta qesharaket qe komandojne qytetin.


📃 PJESE NGA DEKLARATA IME NE POLICI (sa mbaj mend shkurtimisht) :

Gjate koncertit qe po kryhej ne pazar te shtunen ne darke, jam larguar per te takuar nje shokun tim ne afersi te kryqezimit te pazarit dhe qenin ja kam lene ne dorezim te fejuares time e pozicionuar nga pas podiumit ku ndodheshin kengetaret, specifikisht poshte Xhamise se Pazarit e distancuar nga turma kryesore e njerezve.

Pas disa minutash kjo e fundit me shkruan se e kishin detyruar te largohej disa nga punonjesit e policise bashkiake pasi sipas tyre disa njerez kishin frike.

Menjehere u largova nga vendi ku ndodhesha dhe pasi e arrita e pashe qe ndodhej ne ne gjendje te renduar psikologjike.

Marr perseri qenin dhe shkoj se bashku me te ne te njejtin vend per te kerkuar shpjegim.

Me afrohen perseri punonjesit e policise bashkiake dhe pasi berem rreth 2 minuta debat u pozicionova perseri ne vendin ku isha me pare se bashku me te fejuaren dhe qenin. Aty kishte dhe njerez te tjere te cilet filluan te perkedhelnin qenin tim.

Gjithashtu kishte dhe njerez te tjere me qen, te huaj apo Shqiptar, verdalle aty rrotull.

Qeni tim eshte i rraces Doberman Pincher 100% rrace e paster dhe kaluar ne shume etapa te ndryshme trajnimi qe kur ishte 2 muajsh dhe deri tani qe eshte rreth 2 vjec e ne vazhdim.

Reputacionin e tij e njeh i gjithe komuniteti aty pa perjashtim pasi une aty kaloj dite per dite per arsye te ndryshme.

Aty qendruam disa minuta duke konsumuar nje cigare nen tingujt e embel te muzikes se “3 Muskultjereve” dhe me pas u larguam.

Une kam dy vjet qe kaloj pothuajse dite per dite me qenin aty si dhe sic thashe dhe qindra turiste si mua dhe kurre nuk kam patur asnje problem.

Qeni nuk ka qenë me maske dhe kurre nuk ka bere ndonje veprim te pakontrolluar me pare apo ate dite pasi sic thashe eshte shume i trajnuar dhe ne sherbimin tim gjate gjithe kohes.

Mendoj se kjo eshte e qellimshme.


📃 Deklarata kaq ishte pak a shume me sa mbaj mend.

📋 “O GJIROKASTRA ME VULË HIQ FLAMURË E VURRË FLAMURË…” – Inxhi

🐕‍🦺 Shihemi ne mbasdite me Zeus-in perseri 😊

🖕Poshte Komunizmi 🖕

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here