U kap me drogë në banesë arrestohet 43-vjeçari më dy emra në Fier

0
177

Policia e shtetit ka arrestuar Shaban Këllezin, pasi në  banesën e tij u gjetën dy kilogram lëndë narkotike cannabis sativa, e cila po thahej me freskuese dhe po behej gati te shitej.

43-vjeçari njihet  

ndryshe dhe me emrin, Shkrela.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur në banesën e tij, një ambient për tharjen e lëndës narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Adapt”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Shaban Këllezi (Sh). (S)., 43 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e 43-vjeçarit, në fshatin Rreth Libofshë, shërbimet e Policisë gjetën rreth 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, lëndë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

Shkruaj nje koment