U kap me kartë ID false, dënohet me 1 vit burg 60-vjeçari turk në Sarandë

0
81

Një shtetas turk është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Sarandës pasi ka tentuar të kalojë kufirin me një kartë identiteti false holandeze.

Niyazi Çelikel, 60 vjeç u arrestua nga policia kufitare në Portin e Sarandës më 20 gusht 2022 e prej asaj dite mbahej në paraburgim.

Çelikel tentoi të kalonte nëpërmjet linjës Sarandë – Korfuz me traget, duke përdorur një kartë identiteti holandeze, e cila dyshohej si e falsifikuar.

 Nga skanimi që i është bërë kartës nga ana e shërbimeve të policisë, kanë rezultuar të dhënat e një shtetasi tjetër, konkretisht shtetasit M. Y.

Shkruaj nje koment