U mor me fushate pezullohet nga detyra inspektori ne Konispol

0
141

Inspektori i Policisë në Konispol Alush Çokalli është pezulluar nga detyra për shkak të përfshirjes në fushatë.

Lajmi konfirmohet nga burime policore.

Inspektori u denoncua nga faqe lokale afer kandidatit të opozitës Fatmir Shero.

“Në lidhje me një foto të publikuar në një portal, ditën e sotme, në të cilën shfaqet automjeti i një punonjësi policie, në zonën e Konispolit dhe pretendohet se ky punonjës ndodhej aty, për t’u bërë presion qytetarëve, në lidhje me fushatën zgjedhore, ju sqarojmë se:

Menjëherë pas publikimit të këtij rasti, është pezulluar nga detyra, deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, inspektor A. Ç, me detyrë Ndihmësspecialist (SPZ) në Postën e Policisë Konispol. Gjithashtu, ndaj këtij punonjësi, ka nisur hetimi disiplinor,”  thuhet në reagimin e policisë

Shkruaj nje koment