U ngacmua seksualisht në rrugë, 57-vjeçarja franceze i këput gjuhën abuzuesit dhe e dërgon në komisariat

0
134

Një grua 57-vjeçare franceze , e cila kishte nxjerrë qenin e saj për shëtitje në qytetin e Avignon në Francë, u sulmua seksualisht në orët e para të 19 shkurtit.

Ishte ora 4 e mëngjesit, kur gruaja mori qenin e saj dhe si çdo ditë, filloi të shëtiste në lagjen ku banonte.ADVERTISING

Papritur, një burrë i afrohet asaj dhe e ngacmon seksualisht.  57-vjeçarja franceze jo vetëm që nuk e humbi durimin, por e mori situatën në duar. Gazeta “La Depeche” shkruan se gruaja i kafshoi gjuhën burrit , duke i prerë një pjesë të saj.

Më pas ajo shkoi në komisariat duke i dorëzuar policëve provën e ngacmimit seksual, një copë gjuhe të agresorit.

“Në fillim burri m’u afrua dhe më pas tentoi me forcë të më përqafonte dhe të puthte. Pastaj futi duart brenda pantallonave të mia”- tregoi gruaja në komisariat.

Si të dyshuar, policia arrestoi një burrë me origjinë nga Tunizia, i cili banon ilegalisht në Francë.

Shkruaj nje koment