U njohëm në rrjete sociale”, flet 30-vjeçarja që braktisi foshnjën: E vendosa në divan dhe u largova

0
167

30-vjeçarja që braktisi foshnjën e porsalindur, i cili ndërroi jetë një ditë më vonë, ka folur për herë të parë për mediat.

Në një intervistë për News 24, ajo ka rrëfyer se ishte njohur me një djalë në rrjete sociale dhe se kishte takuar vetëm një herë. 30-vjeçarja tregoi se askush nuk dinte për lidhjen e saj e cila kishte zgjatur rreth një vit.

Ajo ka thënë më tej se dhimbjet e lindjes e kanë zënë pikërisht në pallatin në Yzberisht dhe se foshnjën e ka lindur vetë, më pas e ka lënë në divan dhe është larguar për në spital.

Biseda:

-Ishte një djalë që ishte njohur me ty?

-Ka pasur lidhje me të tjera.

-Në kohën që jeni njohur ai ishte vetëm?

-Po! Fillimisht marrëdhënia në fillim ishte serioze. Kohët e fundit jo! Keqkuptime. Gjëra pa vlerë. Llogari shumë, kërcënime.

-Fillimisht nisi si një lidhje serioze?

-Po!

-E donit për bashkëshort?

-Ndoshta! Nuk i dihet asnjëherë jetës. Kur i thashë që isha shtatzënë nuk mbajti përgjegjësi.

-A ishte në dijeni familja?

-Jo! Mami kohët e fundit. Kisha frikë se çfarë do të ndodhte.

-Si i realizonit takimet tuaja?

-Një herë e kam takuar atë person. Atje në Korçë. Kam qenë tek dajat dhe në atë rrugë vajta e takova edhe atë. Kam folur në telefon pastaj. Në fillim u duk djalë i mirë, pastaj ndryshoi më mbrapa.

-Kur ishit shtatzënë nuk e kishte vënë re askush?

-Jo! Kur erdhën dhimbjet shkova për të marrë taksi. Nuk kisha ndjerë asnjë shqetësim. Taksinë e mora për të shkuar në spital. Normal që do të zbulohej më mbrapa. Nuk ke nga e fsheh. Më kapën lindjet aty dhe aty e linda fëmijën. Isha vetëm. E linda në orët e para të mëngjesit. Thjesht e kam lindur, e kam vendosur në divan dhe jam larguar.

Shkruaj nje koment