U nxori gishtin e mesit shqiptarëve , largohet Borschardt

0
140

Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borschardt ka njoftuar përfundimin e mandatit të tij dhe largimin nga Shqipëria më 2 shtator. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se institucioni është në procedurë për të rekrutuar tashmë dikë tjetër, ndërsa bën me dije se pas 7 vitesh, do të jetë një nëpunës në pension.
“Pas shtatë vitesh në Shqipëri dhe katër vjet si Shef i Prezencës së OSBE-së, tani jam duke arritur gjatësinë maksimale të një mandati të Shefit të Misionit. Unë jam duke u larguar nga Shqipëria në 2 Shtator.
Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant. Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Më vjen keq që në kushte COVID nuk mund të ju ftoja për një pritje lamtumire ose për një takim tjetër personal. OSBE është në proces të rekrutimit të pasardhësit tim. Në ndërkohë, për çdo pyetje programatike, ju lutemi kontaktoni znj. Jelena Mçoy (jelena.mç[email protected]), për çdo pyetje të administrimit të misionit, ju lutemi kontaktoni z. Alexandru Murzac ([email protected]). Për çështje politike, ju lutemi kontaktoni z. Laurentiu Stinga ([email protected]).
Mund të më kontaktoni tek
bhborchardt@ëeb.de, ose me postë nën Bernd Borchardt Uhlgasse 2 53157 Bon / Gjermani.
(Si nëpunës në pension në pension sigurisht që nuk do t’i kontrolloj postat e mia rregullisht J)”, shkruan Borschardt.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij Shefi i Prezencës së OSBE shkaktoi një reagim të lartë publik kur u tregoi gishtin në shenjë fyerje disa protestuesve, gjest pë të cilin më pas kërkoi ndjesë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here