U përjashtua nga Grupi Parlamentar, reagon Sali Berisha

Sali Berisha në syri tv: Shqipëria dhe shoqëria shqiptare ka humbur sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin, mund të jetë opozitë e pavarur e interesave publike dhe jo e manipuluar nga forca të tjera.

E dija që ishte në presione, por nuk mendoja se duke mos respektuar asnjë lloj rregulli shpallte një vendim të tillë personal.

Cfarë do bëni pas përjashtimit?

Pas këtij vendimi kam deklaruar se cfarë do bëjë , gjithçka për të rivendosë sovranitetin e kësaj partie.

Do jeni pjesë e kësaj partie

Problemi nuk ka qenë i thjeshtë, Basha është kërcënuar për sanksione për vetë dhe PD. Në këtë rast ka vendosur të shkelë cdo lloj parimi dhe ti bëjë për momentin gjëmën PD.

PD ka dorëzuar për shkak të lobimit të Ramës dhe Soros sovranitetin e saj. Që ditën e parë kam ndjekur një qëllim, kam ndjekur rrugën gjyqësore. Nuk kam ndërmend dhe ia kam bërë të qartë kryetarit që nuk dua ndihmë nga ti. Ndihma më e madhe ishte ajo që kërkonte transpranece. Kam qindra miq. Kam zgjedh këtë qëndrim timin dhe nuk i kërkoj kujt.  Basha shkelmoi parimet themelore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment