Ndodh edhe që të godasësh murin e shtëpisë tënde dhe të arrestohesh. Rasti është shënuar një ditë më parë në fshatin Bylysh në verilindje të Tepelenës ku Dritan Rona 47 vjecar, është arrestuar nga Policia, pasi aksidentalisht, ka goditur murin rrethues të banesës së tij e për pasojë solli lëndimin e vetes dhe të bashkëshortes Marjana Rona. Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, është vepra penale që rëndon mbi 47 vjecarin, i cili përvec plagëve që mori nga kjo përplasje dhe dëmtimit që i shkaktoi të shoqes, do t’i duhet të vuajë ditët në dhomat e paraburgimit deri sa gjyqësori të marrë një masë arresti ndaj tij, ditën e nesërme. Rona ka qenë duke dalë nga shtëpia e tij me automjetin Toyota me targa AA575FD ku menjëherë humbi kontrollin dhe për pasojë, u përplas me murin rrethues të banesës. Ky është rasti i parë i shënuar këtë vit në rajonin jugor, i aksidenteve rrugore.