U raportua si vdekje natyrale, 75-vjeçarja në Kavajë u dhunua për vdekje nga i biri

0
26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një 75-vjeçare u gjet pa shenja jete një ditë më parë dhe u raportua si vdekje natyrale.

Nga hetimet e fundit, rezulton se 75-vjeçarja është dhunuar fizikisht për vdekje nga i biri. Ky i fundit raportohet se vuan nga sëmundje mendore dhe dhuna që ka ushtruar ndaj nënës i ka shkaktuar vdekjen.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.

Pas kryerjes së hetimeve të t

helluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.