U tha se është me Covid,Robert Budina:Nesër lajme për vërtetësinë e testit

0
130

Mediat raportuan sot se vëllezërit Robert dhe Edmond Budina kanë rezultuar pozitivë në testin e Covid-19, një lajm për të cilin reagoi më vonë edhe kryeministri Rama duke e konfirmuar dhe duke i uruar shërim vëllezërve.
Robert Budina ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmin. Ai shkruan në Facebook se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Ai gjithashtu hedh dyshime mbi rezultatet e testit që i është bërë duke thënë se nesër do të ketë lajme mbi të. Budina kërkon gjithashtu bërjen e testit për gruan dhe djalin e tij.
“Falenderoj të gjithë miqtë dhe shokët për interesimin për gjendjen tone shëndetsore. Jemi si kokrra e mollës me temperaturë 36.3 të tre . Meqënëse insistuan të na bëjnë testin shpresoj të vijnë t’i bëjnë testin fëmijve me të njêjtin insistim. Nesër do kemi lajme edhe për vërtetësinë e testit të sotshëm.”- shkruan ai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here