U vetëhelmua dhe u hodh nga dritarja e shtëpisë, shpëton 24 vjeçarja nga Delvina, ndrron jetë foshnja

0
136

Një grua e re shtatzënë, banore e fshatit Kopacez, bashkia Delvinë, ka tentuar mëngjesin e sotëm t’i japë fund jetës duke konsumuar ilace që përdoren për helmimin e dhelprave.
Gjithashtu pas këtij veprimi e reja është hedhur nga dritarja e shtëpisë.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës, ku është njoftuar se foshnja fatkeqësisht kishte humbur jetën.
Më pas , 24-vjeçarja është transportuar në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë. Gjatë pasdites , mjekët e spitalit në Tiranë njoftojnë se gjendja e 24 vjeçares  është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here