U vetflijuan për tu ringjallur , ngjarja horror që tronditi vendin, përcillen sot për në banesën e fundit në Përmet nënë e bijë

Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, do të përcillen ditën e sotme në banesën e fundit në Përmet, aty ku prehet dhe bashkëshorti i Zhanetës dhe babai i Anisës, prej 6 vitesh, i cili edhe ai vrau veten duke u hedhur nga pallati.
Historia e kësaj familje ka tronditur mbarë opinionin publik në lidhje me detajet e shokuese të vdekjes së tyre. Anisa Josifi sipas motrës së saj Blerta, 34 vjeç, kishte 15 muaj që kishte vdekur dhe se familja po priste ringjalljen e saj, ndërsa nuk dieht ende se preja sa kohësh qëndronte e vdekur e ëma.
Blerta Josifi u gjet në gjendje të rëndë në banesën, ku ndodheshin dhe dy trupat e pajetë. Ajo u dërgua thuajse në gjendje kome në spital për shkak të kequshqyerjes, por mundi të mbijetonte.
Ngjarja e rëndë u zbulua dy ditë më parë në Kombinat, ku Zhaneta së bashku me dy vajzat e saj besonin tek ringjallja dhe prandaj u vetëflijuan. Mësohet se Anisa Josifi mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe uthull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar.
Nënë e bijë u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre, mbrëmjen e enjtes rreth orës 19:30, ndërsa policia u njoftua nga vëllai i Zhanetës, pasi motra e tij dhe dy mbesat nuk i përgjigjeshin në telefon dhe nuk i hapnin as derën.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment