UJE 24 ORE APO DEMAGOGJI GJATE 24 OREVE?!

0
188

Nga Ali Llakatura, Tirane 07/11/2020/

Qeveria qendrore dhe ajo lokale, kane vendosur qe Lazerati, te kete uje 24 ore. Per kete qellim, po kryhen punimet e ujesjellesit, ne tubacionet percjellese dhe ne depozitat ujembajtese.

Ne pamje te pare, pa u future ne hollesira, duket se atje po punohet. Megjithate mund te pyesim:

Ky investim ka vertet per qellim sigurimin e uji te pijshem e perdorues personal e perdorues te nevojshem per keta banore, apo eshte demagogji e zakonshme, apo akoma me keq, mos valle eshte nje prej qokave, qe u jepet zakonisht zinxhirit te njerezve te vet?!

Nese eshte demagogji dhe qoke, banoret duhet te ngrihen e te protestojne. Te ndalojne abuzimin e pretendimet fasade. Me keto, ky fshate eshte I tejngopur. Eshte domosdoshmeri qe investimi te kete projekt teknik real, i cili nese ekziston, duhej dhe duhet te informohet komuniteti vendas.

Qe Lazerati te marre uje gjate 24 oreve, projekti duhet te siguroje:

  • Dy burimet ujore, Sopot dhe Fushe; a jane ne ate kapacitet, qe te furnizojne depozitat ne sasine e domosdoshme dhe gjate 12 muajve te vitit?! Nese llogarisim 5 mije fryme shumezuar me 100 litra uje per person (sipas normave te kodit te ujit), rezulton qe na keto depozita duhet te dale per furnizim nje sasi uji e barabarte me 500.000 litra ose qe depozitat te kene kapacitet ujembajtes prej 500m3 uje gjate 24 oreve?!
  • Po tubacionet nga uje burimi deri ne depozitat e perballojne kete sasi uji?!

          Depozitat ujembajtese:

  • Sa te tilla duhet te jene?
  • Si do te jete shperndarja e tyre mbi baze lagje, me synim qe te furnizohen te gjithe, e te mos kete nevoje per nderhyrje te jashtligjshme ne rrjet?!
  • Cila eshte gjendja e tyre ne pikepamje hygjeno-sanitare dhe mundesia per dezinfektimin e tyre?!
  • A eshte parashikuar qe ne cdo lagje te kete edhe nga nje cezem publike?!
  • Ne teresi lind pyetja: Cila eshte cilesia e punimeve?!

          Kundershtite e shoqates Lazerati, dhe ato te banoreve, patjeter qe duhet te jene qellim-mira, e si te tilla ato duhet te mirepriten nga investitori dhe te mbahen ne konsiderate. Te tilla vepra behen per shume vite dhe jane afat-gjata. Ne te kundert shoqates dhe banoreve, u lind e drejta qe ta denoncojne paligjshmerine ne organet perkatese.

          Si Lazeratas, kam ndjekur e ndjek me vemendje e dashuri, problemet e vendlindjes. Gezohem per perparimet e hidherohem kur lindin probleme. Ne rastin konkret, natyrisht hidherohem per c’ka ndodh, si reagohet dhe per pasojat qe rrjedhin. Gjate izolimit te gjate, e privacioneve te shumta, lazeratasit kane punuar e luftuar shume per mbijetese. HARMONIA – MIREKUPTIMI – RESPEKTI midis nesh kane qene shume te rendesishme. Mjerisht, kjo nyje bashkimi po dobsohet mjaft, duke I ndare njerezit ne bastione e grupime kunder njeri-tjetrit, deri dhe ne fyerje e kercenime. Te mos harrojme, se per arsyet qe i dime, lidhjet fisnore tek ne jane shume te medha si askund tjeter. Cdo prishje e tyre crregullon ekuilibra te medha, duke patur ne fund vetem humbes.

          Gjithnje ka patur tendenca qe ne Lazerat te prishet uniteti e te instalohet percarja. Sot Lazerati ka shume njerez te mesuar e me horizont, te cilet mund e duhet te ruajne ekuilibrat brenda komunitetit, e ne te njejten kohe, te mbrojne interesat e fshatit dhe te permiresojne me shume imazhin e tij, i anatemuar shpesh padrejtesisht.

          Fatmiresisht, ne kete drejtim shoqata Lazerati, ka qene ne pararoje te ketij misioni dhe kam shume besim se do ta mbajne ne dore situaten per te gjitha problemet, te shtuara sidomos mbas ngjarjeve te vitit 2014.

          Eshte e domosdoshme qe Lazerati te jete atje ku eshte prej lashtesise, i perparuar, i zhvilluar, mirekuptues me njeri-tjetrin dhe nje kala e shqiptarizmes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here